Një banor i Nju Jorkut detyroi dy linja avioni që të realizonin ulje urgjente brenda 12 orëve, pasi i tërbuar nga pamundësia për të pirë duhan, tentoi të hapte derën e kabinës në fluturim për të pasur mundësi që të tymoste.
Në të dy rastet, mashkulli me tipare kaukaziane dhe folës i rusishtes ndezi fillimisht cigaren brenda kabinës, përpara se të përpiqej që të hapte dyert e emergjencës që ndodhen në trupin e avionit për ajrosje.
Herën e parë, ai detyroi fluturimin nga Las Vegasi në Karolinën e Veriut që të ulej në Albuquerque, ndërsa herën e dytë, disa orë më pas, detyroi një linjë të “US Airëays” të ulej në mënyrë të paplanifikuar në Kansas, për të larguar nga lista e pasagjerëve udhëtarin e “çmendur”.
Në rastin e parë, ai u intervistua nga autoritetet, por u la të largohej, ndërsa në përsëritjen e veprimeve të tij irracionale, që vendosën në rrezik dy fluturimet, duhanpirësi u shoqëua në qelinë e paraburgimit.
Mbetet ende e paqartë nëse nga qelia do të lejohet që të tymosë sa të dëshirojë.
Top Channel