Sekretari  i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi në Prishtinë se Aleanca do të jetë e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për realizimin e marrëveshjes që është arritur në Bruksel.

Këtë deklaratë ai e dha gjatë konferencës për shtyp në shtabin e KFOR-it, i shoqëruar nga kryeministri kosovar Hashim Thaçi. Zoti Rasmussen theksoi se KFOR do të ndihmojë në sigurimin e zbatimiit të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Mes të tjerash, marrëveshjen ai e vlerësoi si garanci për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Sipas tij, KFOR është i gatshëm për të garantuar siguri dhe gjithashtu të ndërhyjë në çfarëdo situate apo çfarëdo përpjekjeje për ta dëmtuar progresin e arritur deri më tani.

“Ne do të jemi të gatshëm që të ballafaqohemi me këdo që tenton të rrezikojë progresin e arritur me aq shumë përpjekje. Çdokush që tenton të rrezikojë arritjen mes dy palëve do të pengohet nga forcat e NATO-s në Kosovë”, deklaroi Rasmussen.

Ndërkohe, kryeministri Thaçi tha se Serbia duhet të vazhdojë të zbatojë marrëveshjen, sikurse Kosova që është e përkushtuar në këtë drejtim.

“Nga NATO, dhe KFOR në veçanti, ne presim ndihmë në implementimin e marrëveshje në praktikë. Kosova mban vizionin e NATO-s për një të ardhme ku Ballkani perëndimor është i integruar në strukturat e euroatlantike. Ne jemi dukendërtuar institucionet tona të sigurisë, prandaj duhet të ndërtojmë një suksese të përbashkët. Suksesi ynë është suksesi i NATO-s”, deklaroi Thaçi.

I pyetur nga gazetarët rreth rolit të FSK-së dhe mundësisë se saj që në të ardhmën të shndërrohet në ushtri, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se, FSK do të vazhdojë edhe më tej me funksion të njëjtë si deri me tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA