
Tani që Partia Demokratike ka dalë në opozite, në selinë qëndrore të saj janë shtuar edhe lëvizjet.
Disa prej atyre që hyjnë e dalin nga selia janë joshur nga ftesa e Sali Berishës për të zënë vendin e tij në krye të Partisë Demokratike.
Por, nuk është se mes atyre që duan të garojnë nuk ka pakënaqësi. Përshembull, njëri prej tyre, Bujar Nallbani, që prezantoi veten si kandidat për kryetar partie, e kishte pakënaqësinë me mediat, që i kishin dhënë më shumë hapësire një aspiranti tjetër.
“Unë sot s’kam ardhur me fjalë si kryeministër e papion si zoti Biberaj, por duket se ai ka stadin që t’iu ftojë dhe ju të vini menjëherë, ndërsa unë mendoj që radha duhet të ishte imja, pasi kam regjistruar kandidaturën time pas Olldashit”, deklaroi Nallbani.
Ndërsa vetë Aleksandër Biberaj, i cili qëndroi rreth 15 minuta në një nga zyrat e katit të parë të Partisë Demokratike ishte i pakënaqur me drejtusit e partisë.
“Mesa duket administrata ka marrë urdhër të mos pranojë dosjen, pas një interpretimi të statusit lidhur me anëtarësinë, por unë do e çoj dosjen me postë rekomande dhe ky është vendim që i përket kryesisë. Unë kam përvojën dhe mbështetjen për të qenë kandidat potencial për kryetarin e Partisë Demokratike”, deklaroi Biberaj.
Zoti Biberaj, themelues edhe i Partisë Demokratike, edhe i FRD-së, nuk e sheh si pengesë statutore që dikush nuk mund të garojë për postin e kreut të një partie, kur ndërkohë është nënkryetar tek një parti tjetër. “Unë jam larguar nga FRD dhe s’kam tërhequr anëtarësinë asnjëherë nga PD”, tha ai.
Me mediat kontaktoi ne cilesine e aspirantit per kandidat edhe Erjon Nikolli, qe per shkak te ndrotjes nuk doli para kamerave, por dorezoi vetem CV-ne e tij. Për zotin Nikolli nuk dihet se cilin sheh si me rival me te forte, Sokol Olldashin apo Lulzim Bashen, por dy aspirantet e tjere, ishin me te hapur me mediat ne kete drejtim.
“I shoh të dy, si Olldashin ashtu dhe Bashën si konkurrentë të fortë, i kam të dy kolegë dhe i respektoj si konkurrentët e mi”, tha Biberaj.
“Olldashi, Olldashi është favoriti kryesor”, vlerësoi Nallbani.
Top Channel