Njeriu pa 1/3 e kafkës fiton 58 mln $

02/07/2013 20:30

Një piktor fitoi një dëmshpërblim prej 58 milionë dollarësh, pasi truproja i një lokali nate e rrahu në mënyrë brutale, duke i shkaktuar dëmtime të tmerrshme në tru.

43-vjeçari Antonio Lopez Chaj u shoqërua në spital në fund të jetës dhe mjekët u detyruan t’i hiqnin 1/3 e kafkës për ta shpëtuar.

Si rrjedhojë e dëmtimeve, Chaj ka nevojë për asistencë të vazhdueshme dhe vuan ndërlikime në shumë aspekte të jetës, përfshirë kufizimin e aftësisë për të ecur.

I gjithë faji i Chaj për këto dëmtime të pabesueshme ishte një zënkë që pati me një truprojë të një lokali nate, që nisi ta rrihte, ta qëllonte me një shufër hekuri dhe ta shkelmonte në kokë ndërsa ishte i rrëzuar.

Dëmshpërblimi i caktuar nga një gjykatë në Kaliforni e që duhet të paguhet nga lokali i natës është më i larti në historinë e shtetit, dhënë ndaj një njeriu të vetëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA