Greqi, 4 shqiptarë në pranga për trafik heroine

02/07/2013 19:30

Një organizatë shqiptaro-greke e trafikut të heroinës u shkatërrua nga organet greke të rendit, në bashkëpunim me shërbimin amerikan të anti-drogës “DEA”.

Sipas policise greke, dy greke të moshes 53 e 43 vjeç dhe katër shqiptare 27, 26, 25 dhe 30 vjeç, u arrestuan në flagrance, duke transportuar drejt Italisë sasinë prej 23 kilogramësh heroinë e pastër.

Autoritetet greke thanë se ishte njoftimi i Agjensisë Amerikane të Anti-Drogës “DEA”, ai që vuri në levizje shërbimin grek të anti-droges.

Operacioni u konkretizua njëkohesisht në tre qytete të Greqisë veriore, Kavalla, Dhrama dhe Kardhica. Në momentin e arrestimit, anëtarëve të organizates iu gjetën të fshehura në sediljet e një veture me targa greke pakot e heroinës.

Hetimet e mëtejshme treguan se lënda narkotike kishte destinacion Italine, ku pritej të dergohej prej katër shqiptarëve tashmë të arrestuar. Materialet në ngarkim të tyre iu dërguan gjykates, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA