Kush do e zëvendësojë udhëheqësin suprem të Iranit? Presidenti Trump: Ka disa kandidatë të mirë Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Edward Snowden, ish-kontraktori i CIA-s duhet të ndalë publikimin e dokumenteve sekrete amerikane nëse dëshiron të qëndrojë në Rusi.
Putin tha se Rusia nuk ka ekstraduar kurrë njeri më parë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë dicka të tillë me Snowden, duke shtuar se ai është një njeri i lirë për të shkuar diku tjetër nëse i sigurohet azili.
“Rusia nuk ka dorëzuar kurrë ndonjë dhe s’ka ndërmend ta bëjë këtë tani. Por nëse Snowden dëshiron të qendroj këtu, ka një kusht, t’i japë fund dëmtimit të partnerëve tanë amerikanë, pavarësisht se kjo mund të tingëllojë e cuditëshme e thënë nga unë”, deklaroi Putin.
Putin shtoi se Snowden nuk është një agjent rus dhe se “shërbimet sekrete ruse kurrë nuk kanë bashkëpunuar me të dhe as po punojnë me të”.
Sipas BBC, deklarata e Putin shpreh qartë vendosmërinë e tij për të mos dëmtuar edhe më tej marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
31-vjecari Snowden akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për rrjedhjen e informacioneve sekrete mbi miliona përgjimet e telefonatave dhe e-maile-ve ku është e përfshirë Agjencia Amerikane e Sigurisë së Brendshme, NSA dhe programi i saj i quajtur “Prism”.
Aktualisht ai besohet se është strehuar në një hotel në aeroportin e Moskës.
Snowden kërkon azil në Rusi
Autoritetet ruse njoftuan se Edward Snowden, i akuzuar nga Uashingtoni për rrjedhjen e dokumeteve sekrete, ka kërkuar zyrtarisht azil politik në Rusi.
Lajmi u njoftua nga Konsulli i Ministrisë së Jashtme ruse, Kim Shevchenko i cili tha se kërkesa është dorëzuar mbrëmjen e së dielës pranë autoriteteve ruse.
30-vjecari mendohet se strehohet prej disa ditësh në një aeroport në Moskë. Për momentin nuk ka asnjë koment nga Kremlini.
Top Channel