Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, ka shprehur besimin se tashmë fryma e konfrontimit në politikë i ka lenë vend asaj të kompromisit, duke përmendur zgjedhjet e 23 qershorit, si një tregues shumë i rëndësishëm në këtë drejtim.
“Unë besoj, që zhvillimet e fundit dhe fryma konstruktive, me të cilën kaluan zgjedhjet e 23 qershorit, janë shumë domethënëse në këtë drejtim. Procesi i integrimit në Bashkimin Europian është motori i ndryshimit dhe transformimit të një vendi dhe unë shoh që ka shenja, që mentaliteti ka lëvizur dhe po lëviz tashmë, nga kultura e konfrontimit drejt asaj të një fryme kompromisi. E kjo është shumë europiane dhe është vërtet shumë e rëndësishme. Dhe, në fakt, kjo mund të ndihmojë Shqipërinë, që të ecë përpara drejt Bashkimit Europian, sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh Sequi.
Këte deklaratë ambasadori Sequi e bëri gjatë pritjes së zhvilluar në Qendrën e Informimit të Bashkimit Europian, në kuadër të anëtarësimit të Kroacisë në BE, duke shtuar se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një frymëzim për Shqipërinë.
Top Channel