Fushata dhe zgjedhjet elektorale kanë frenuar disi shqiptarët  të
udhëtojnë e të shpenzojnë për pushime jashtë vendit. Në agjencitë e
udhëtimit thonë se përveç muajit qershor, ku ka pasur një rënie të
ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, qytetarët
nuk kanë prenotuar as për muajt në vazhdim.

“Ky qershor, që ka qenë muaj zgjedhor, ka qenë në lëvizje mjaft të ulëta në raport me muajt qershor të viteve të kaluar. Megjithatë nuk bëhet fjalë vetëm për lëvizje gjatë muajit qershor, por edhe për prenotimet për pas qershorit, korrik-gusht, kanë qenë më të ulëta gjatë këtij viti”, thotë Besnik Vathi, përfaqësues i një agjencie udhëtimi.

“Sezoni ka filluar që në fund të majit, por rezervimet kanë qenë shumë të pakëta. Ndoshta zgjedhjet kanë ndikuar për nivelin e ulët të rezervimeve për pushimet. Ndërkohë ditët e para të kësaj jave pati një lloj interesimi për ofertat e kësaj vere”, thotë Keida Koshaj, përfaqësuese e një agjencie udhëtimi.

Periudha para zgjedhjeve ka mbajtur qytetaret ne vend per te bere zgjedhjen e tyre. Nderkohe, qe ajo pas zgjedhjeve, sipas agjensive te udhetimit, duket se serish do te jete e vaket pasi do te mungojne prenotimet nga kliente te tyre qe kane qene punonjes te administrates, te cilet nuk guxojne te shpenzojne pasi druajne nese do te kene serish vendet e punes, nderkohe qe pala tjeter pret momentin qe te zere nje vend pune ne administrate.

Kjo kategori sipas tyre perben nje pjese te mire te klienteles se tyre qe zgjedhin destinacionet e huaja per te pushuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA