Turi, Marcel Kittel fiton etapën e parë

29/06/2013 00:00

Marcel Kittel është fituesi i etapës së parë të Turit të Francës. Çiklisti gjerman preku i pari vijën e finishit duke fituar kështu Fanelën e Verdhë.

Kittel i skuadrës “Argos” la pas norvegjezin Alexander Kristoff i “Katusha dhe holandezin Danny va Poppel i “Vaconsoleil”.

Mark Cavendish, Peter Sagan, Andre Greipel dhe Contador ishin mes çiklistëve që u përfshinë në një aksident 6 kilometra nga përfundimi i garës.

Etapa e parë e parë e këtij turi ishe e gjatë 213 kilometra. Pas kësaj fitoreje, Kittel do të veshë fanelën e liderit në etapën e dytë të dielën, atë Bastia-Ajaccio e gjatë 156 kilometra.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta