Obamat do të takojnë Mandelat

29/06/2013 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama do të takohet me anëtarët e familjes së Neslson Mandela gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.


Por zyrtarët konfirmuan se presidenti nuk do të takojë liderin e sëmurë, që ndodhet në gjendje kritike në spital. Avioni presidencial

“Air Force One” u ul në Pretoria ditën e premte, në kuadër të turit treditor në Afrikë. Ai po zhvillon bisedime me homologun Jacob Zuma. Presidenti i SHBA e ka cilësuar Mandelën si “një hero për të gjithë botën”.

Mandela, 94 vjeç, ndodhet në gjendje kritike në spital, ku u shtrua më 8 qershor për shkak të një infeksioni në mëshkri.

Ish-bashkëshortja e tij, Winnie Madikizela Mandela deklaroi të premten se nuk do të ishte mirë që presidenti Obama ta vizitonte Madibën teksa ai ndodhej në gjendje kritike.

“Unë nuk jam mjeke, por mund të them se nga gjendja e tre ditëve më parë ai është përmirësuar shumë, por klinikisht ende nuk është mirë”, tha ajo.

Zoti Obama, që po udhëton bashkë me familjen e tij, mbërriti në Afrikën e Jugut me familjen e tij, mbërriti në Senegal ditën e premte. Gjatë fundjavës ai do të vizitojë Ishullin Roben ku Mandale ishte i burgosur për 18 vjet.

Ai pritet të takojë gjithashtu arqipeshkvin Desmond Tutu, si dhe të mbajë një fjalim në Universitetin e Kejp Taunit mbrëmjen e së dielës.

Duke folur nga bordi i “Air Force One” gjatë largimit nga Senegali, Obama tha për gazetarët: “Gjëja e fundit që dua është të jem i paftuar në një kohë kur familja e Nelson Mandelës është e shqetësuar për gjendjen e tij”. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB