BE, alarm për papunësinë e të rinjve

29/06/2013 00:00

Qeveritë dhe drejtuesit e shteteve të Bashkimi Europian, të cilët u
mblodhën në Bruksel tentuan të gjejnë një zgjidhje për uljen e
papunësisë tek të rinjtë.

Për këtë qëllim u miratua një buxhet i veçantë.  Rreth 6 milionë të rinj janë të papunë në Bashkimin Europian, si pasojë e  krizës disavjeçare, recesionit dhe shkurtimeve buxhetore. Qeveritë e vendeve të bllokut nuk shohin thjesht disa të rinj që kanë nevojë për punë, por edhe një fuçi baruti gati për të shpërthyer.

Deklarata e shkurter qe dha Kryeministri i Luksemburgut per kete çeshtje, e shpjegon fare mire si shihet ajo ne Bruksel. Ne nuk mund të mbyllim sytë kur një gjeneratë e tërë është e bllokuar që në nisje, tha Jean Claude Juncker. Dhe situata ne asnje vend te Bashkimit Europian nuk eshte aq e rende per te rinjte sa ne Greqi, ku shefi i ekzekutivit Antonis Samaras ka kërkuar sërish “masa drastike shkurtimi”.

Ndihma, edhe pse e afert, nuk do te jete e menjehershme ashtu sic shpreson Samaras. Drejtuesit e qeverive të vendeve të BE do të alokojnë 6 miliardë euro për vitet 2014 dhe 2015.  Me një buxhet të tillë, të gjithë të rinjve, katër muaj pas përfundimit të edukimit bazë, do t’u ofrohet një trajnim, praktikë pune ose vend pune.  
Bashkimi Europian e quan këtë nje trajnim të garantuar, ndërkohë qe disa kryetarë qeverish thonë se 6 miliardë euro janë thjesht një pikë uji në oqean. Kryeministri finlandez Jyrki Katainen mendon se “përgjegjësia kryesore është e qeverive të çdo vendi”. Por vendeve te Europes Jugore, te cilat kane perqindje shume te larte papunësie, nuk u pelqen ideja qe duhet ta mbajne vete kete barre. Masat e shkurtimeve në buxhet ata thonë se i kanë bërë per shkak te rekomandimeve te BE, ndaj dhe kërkojnë më shumë ndihmë financiare nga vendet e Europës

Top Channel