Amnisti për emigrantët ilegalë

29/06/2013 00:40

Në një intervistë dhënë gazetës “The Independent”, një deputet konservator nga partia e kryeministrit Cameron ka kërkuar shpalljen e amnistisë për të gjithë të huajt, që jetojnë ilegalisht në Britani.

Sipas argumentimit të deputetit Nadhim Zahaëi, qeveria duhet të dalë nga zona e rehatisë dhe të bëjë një lëvizje sizmike në këtë aspekt, pasi kjo, jo vetëm ka kuptim në aspektin e përfitimit ekonomik për vendin, por nga kjo amnisti do të përfitojë edhe vetë partia e kryeministrit, duke thithur më shumë vota nga grupet e tjera etnike në zgjedhjet e ardhshme.

Përgjithësisht, të huajt kanë votuar laburistët, të cilët kanë bërë më shumë për emigrantët. Nëse ndodh një ndryshim i tillë politik do të jetë një ndryshim radikal në politikat e konservatorëve.

Në fillim të kësaj javë, faktikisht, ministri i Ekonomisë njoftoi se emigrantët në Britani, që marrin ndihma sociale nga shteti, që t’i përfitojnë ato tani e tutje do të duhet të mësojnë medoemos anglishten.

Por, deputeti konservator thotë se, nëse nuk veprojmë tani, ndëshkimi elektoral për konservatorët do të jetë edhe më i rëndë.

Konservatorët britanik kanë marrë vetëm 16 për qind të votës së votuesve jo të bardhë. Lordi Ashcroft i ka kërkuar të njëjtën gjë kryeministrit Cameron. Sakaq edhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Boris Johnson, kandidat i mundshëm për të zëvendësuar kryeministrin, mbetet një përkrahës i vjetër i idesë së amnistisë, nga e cila do përfitonin rreth gjysmë milioni emigrantë.

Sipas një studimi të sponsorizuar nga kryebashkiaku i Londrës, rreth 620 mijë emigrantë të huaj jetojnë ilegalisht në Britani, nga të cilët afro 440 mijë vetëm në kryeqytetin Londër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA