Në një shkrim për zgjedhjet në Shqipëri, me titullin “Rradha e Edit”, revista “The Economist” e Londrës shkuan se kryeministri tjetër i Shqipërisë do të jetë Edi Rama.
Kjo revistë shkruan edhe për sfidat që presin kryeministrin e ri dhe Shqipërinë. “The Economist” thekson se detyra që ka përpara z. Rama është shumë e madhe, për shkak se ka trashëguar një sistem që është shumë i kalbur.
““The Economist” shkruan se Kryeministri tjetër i Shqipërisë do të jetë Edi Rama, lideri i Partisë Socialiste. Rezultati i jep fund tetë viteve qeverisje nga Sali Berisha i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, por Berisha ka qenë ne skenen politike më shumë se kaq. Asnjë shqiptar nën 30 vjeç nuk mban mend ndonjë kohë tjetër kur ai nuk ka qenë një prezencë dominuese politike”, shkruan revista britanike.
Gjatë viteve të fundit, nën zotin Berisha, nisën të ndërtohen rrugë dhe infrastrukturë e re në të gjithë Shqipërinë. Çiklistët kanë korsitë e tyre në Tiranë dhe përgjatë rrugëve të reja në qytete që më parë ishin të rrënuar si Shkodra në veri. Pas fundit të komunizmit, rrugët në Shqipëri u shpërbënë. Kur ishte kryebashkiak, Rama transformoi Tiranën, duke shkatërruar shumë ndërtesa të shëmtuara dhe pa leje dhe duke ngjyrosur blloqet e vjetra me ngjyra të shndritshme”, vijoi revista.
“Megjithatë, infrastruktura e përmirësuar nuk e shpëtoi dot zotin Berisha. Përveç lodhjes pas tetë vitesh, një seri skandalesh e zhbënë atë. Pak nga peshat e rënda politike dolën ndonjëherë para gjyqit. Një prej tyre që doli, ishte Ilir Meta, lideri i një grupi të vogël të shkëputur nga socialistët, që u bë aleat me Berishën në vitin 2009, duke i mundësuar atij formimin e qeverisë. Një video u transmetua, në të cilën Meta shfaqej duke diskutuar për një ryshfet dhe duke u krenuar për ndikimin që kishte mbi një zyrtar të lartë të drejtësisë. Ai u gjykua dhe u shpall i pafajshëm. Në prill ai e braktisi Berishën dhe formoi një aleancë të re me Ramën, duke tronditur shumë socialistë, që druheshin se kjo do ulte sulmet mbi qeverinë për korrupsion”, shtoi revista.
“The Economist” e Londrës thekson se detyra që ka përpara zoti Rama është “
shumë e madhe, për shkak se siç thotë vetë, “ai ka trashëguar një sistem që është kaq i kalbur. Ai është i mbushur me të përzgjedhurit politikë të Berishës, të cilët, kanë kontroll total mbi gjyqësorin dhe administratën publike”.
Në artikullin me titull “Rradha e Edit”, “The Economist” e Londres nenvizon se zgjedhjet i hapin rrugën Shqipërisë për t’u bërë kandidat zyrtar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
“Aplikimet e mëparshme janë refuzuar. Megjithatë rritja ekonomike dhe punësimi janë akoma sfidat e mëdha, edhe pse më pak se në disa vende fqinje. Gjatë viteve të fundit remitancat kanë rënë, por Shqipëria mbetet i vetmi vend në Ballkan që nuk ka rënë në recesion. Por, as kjo nuk e shpëtoi zotin Berisha”, perfundon revista britanike “The Economist”.
Top Channel