Pas komenteve në rrjetet sociale, që fajësojnë shqiptarët për votën e 23 qershorit, që i dha fitoren së majtës dhe ndëshkoi të djathtën, një koment i parë në këtë linjë vjen edhe nga Ministri i Brendshëm në detyrë, si dhe Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Noka vlerëson Berishën duke renditur arritjet e kryeministrit në detyrë dhe – sipas tij – “është një lider, që u tradhëtua nga të mirat që i bëri këtij populli”.
Në këtë linjë, pak a shumë ishte edhe vetë Berisha, në fjalën që mbajti dy ditë më parë, kur dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhje, kur renditi të gjitha arritjet gjatë qeverisjes së tij dhe të Partisë Demokratike në këto vite.
Top Channel