Egjipti përgatitet për protesta masive

28/06/2013 16:00

Egjipti është duke u përgatitur për një valë të re protestash masive, pasi përlshjet e së enjtes i kushtuan jetën tre personave dhe shkaktuan plagosjen e qindra të tjerëve, kur manifestuesit sulmuan policinë.

Manifestimet, të cilat vënë në rrezik rendin në një vend gjithmonë e më të polarizuar, kanë si shënjestër qeverinë e presidentit Morsi dhe reformat e tij në islamizimin e metëjeshëm të vendit.

Në një fjalim me rastin e përfundimit të vitit të parë të mandatit në pushtet, të mërkurën, Morsi bëri thirrje për unitet kombëtar, ndërsa paralajmëroi se këto protesta të reja vetëm sa do të dëmtojnë sigurinë, harmoninë sociale dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Megjithatë, duket se thirrja e tij e deritanishme ka rënë në vesh të shurdhërt, ndërsa vendi me 84 milionë banorë rrezikon të zhytet në një etapë të ri kaotike, pas revolucionit të 2011-s, që solli edhe fundin e regjimit 32-vjeçar të liderit autoritar, Hosni Mubarak.

Në syrin e ekspertëve të gjeopolitikës, qëndrimi që ka mbajtur së fundmi ushtria, e cila është rreshtuar haptazi përkrah protestuesve, vendos në pozita shumë të vështira qeverinë e kryesuar nga shumica e Vëllazërisë Muslimane.

Protestat e së premtes, të cilat do të sinkrinozohen në të gjithë qytetet kryesore të vendit gjatë pasdites, paralajmërohen të dhunshme edhe pas pakënaqësisë që ngjalli arrestimi gjatë një programi në transmetim të drejtëpërdrejtë, i moderatorit televiziv, i akuzuar nga autoritetet për përhapjen e informacioneve të rreme dhe nxitjes së dhunës.

Arrestimi ndodhi të enjten dhe pas lutjeve të së premtes, pritet që orë pas ore sheshet të mbushen vazhdimisht me protestues, teksa policia ka marrë masa të rrepta sigurie për ruajtjen e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA