Itali, pranga dy të rinjve shqiptarë

27/06/2013 11:30

Dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 19 dhe 20 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane pasi konsiderohen përgjegjës për vrasjen e një bashkëkombasi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave dy të rinjtë akuzohen për vrasje brutale dhe shkatërrim të kufomës.

Trupi i shqiptarit të vrarë u gjet muajin e kaluar i karbonizuar në një kazermë të braktisur në rajonin e Toskanës.

24-vjeçari rezulton të jetë vrarë gjatë një grindjeje për motive droge dhe personale natën mes 27 dhe 28 majit të kaluar, shtojnë më tej mediat italiane.

Ai u gjet i karbonizuar pesë ditë më vonë brenda një automjeti dhe nga hetimet mjeko-ligjore u konstatua se ai ishte vrarë fillimisht me një prerje thike në fyt e më pas ishte djegur. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA