
Mbledhjen e parë të Qeverisë, pas humbjes së zgjedhjeve, Kryeministri
Sali Berisha ia kushtoi gazsjellesit Transadriatik, projekt që përfshiu
gjerësisht Shqipërinë në trajektoren e tij në vitin 2009, pas lobimit
intensiv të Kryeministrit Berisha.
Tani qe projekti u miratua, Kryeministri thote pa hezitim se ky eshte vendimi me i rendesishem strategjik per Shqiperine pas anetaresimit ne NATO dhe me perfitime direkte per shqiptaret.
“Do te krijoje ne Shqiperi ne te gjithe trajektoren e tij, mijera vende pune, qindra biznese dhe shërbime ne te gjithe trajektoren e tij, behet nje korridor i fuqshem punësimi dhe te ardhurash per shqiptaret. Them dhe njehere, qe, ne rrafshin strategjik, perben nje fitore te jashtezakonshme, ne rrafshin ekonomik perben nje fitore te jashtëzakonshme, sigurisht provesi i integrimit europian eshte mbizoterues. Ato jane dy ceshtje te ndryshme, por zgjidhja e problemit e energjise eshte zgjidhje perfundimtare”, tha Berisha.
Gjate paradites, kryeministri Berisha u takua me perfaqesuesit e qeverise se Azerbajxhanit dhe te konsorciumit Shah Deniz 2. Takim ne te cilin kryeministri tha se kishte dhene edhe nje garanci shume te rendesishme, qe lidhet me qendrimin e qeverise se re ndaj gazsjellesit.
“Te gjitha marrëveshjet per TAP jane miratuar ne unanimitet ne parlamentin shqiptar dhe se kjo eshte nje garanci e plote se projekti do te kete mbeshtetje totale te qeverise dhe opozites neser ne Parlament”, tha Berisha.
Berisha, thirrje administratës: Vijoni punën
Kryeministri Sali Berisha e shfrytezoi mbledhjen e Qeverise edhe per nje mesazh tjeter shume te rendesishem, qe lidhej me funksionimin e administrates. Kryeministri u kerkoi anetareve te kabinetit te percjellin tek administrata mesazhin se ajo duhet te kryeje me kapacitet te plote detyrat e saj derisa Parlamenti i ri te votoje qeverine e re.
“Cdo lloj demobilizimi eshte shume i pandershem, eshte i padenje, eshte i papranueshem. Administrata duhet ta tregoje veten te funksionoje me kapacitet te plote dhe përkushtim te madh deri diten qe e dorezojme. Diten qe e dorezojme eshte Qeveria tjeter, e cila do te perzgjedhe rruget e organizimit dhe motivimit te administrates. Ne qendrojme ne projektin tone deri diten e fundit. Diten e fundit vjen nje drejtim i ri qe percakton rregullat standardet, qe ka plotesisht te drejten, legjitimitetin e plote per te vepruar sipas platformes se saj”, theksoi Berisha.
Mbledhja e Qeverise, ishte e para pas zgjedhjeve te 23 qershorit, ku e djathta humbi perballe kundershtareve te majte. Nje dite me pare Berisha njoftoi publikisht doreheqjen nga funksionet e tij drejtuese ne Partine Demokratike dhe pranoi verdiktin e sovranit per qeverisjen e re.
Rama: TAP, mbështetje të plotë
Kryeministri i ardhshëm pret ambasadorin e Azerbajxhanit
Pavarësisht se Edi Rama e merr detyrën e kryeministrit në shtator, ai ka nisur nga puna për të vijuar mbështetjen ndaj një prej projekteve më madhore, siç është gazsjellësi TAP.
Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook, një foto ku është fiksuar një takim, që ai pati pasditen e së enjtes, me ambasadorin e Azerbajxhanit në Tiranë, Rahman Mustafayev.
“Mbështetje të plotë TAP-it. Me ambasadorin e Azerbajxhanit, për vazhdimin e projektit të madh”, shkruan Rama në Facebook.
Top Channel