Sa kohë i duhet një gorille që të humbasë durimin përballë një grupi fëmijësh “të bezdisshëm”?

Jo shumë! Në një video të postuar në internet, një grup fëmijësh, vizitorë të kopështit zoologjik të Dallasit në Shtetet e Bashkuara, nisën të shqetësojnë me thirrje e goditje të xhamit ndarës kafshën.

Pas thirrjeve “King-Kong, je i shëmtuar!” dhe brohoritmave të tjera, gorilla vendos të reagojë duke treguar se “kush është bosi”.

Top Channel