Gjiknuri: Certifikimi nga Kolegji Zgjedhor

26/06/2013 00:00

Tashmë procesi zgjedhor është vertetë pranë fundit. Pas numerimit te
kryer koalicioni i majte ka 85 mandate dhe te djathtet kane 55 mandate,
por mbetet ende per t’u sqaruar pretendimi i demokrateve për 0.04
perqind te votave ne kete qark qe ben edhe kalimin e nje mandati nga e
majta te Partia Demokratike.

Top Channel: A është në rrezik certifikimi rezultatit të zgjedhjeve?

Damian Gjiknuri, sekretar për Cështjet Zgjedhore: Nuk është në rrezik për shkak të thellësisë së fitrores së këtij koalicioni. Certifikimi është bërë nga populli, mandatet tashmë dihen. KQZ-së i mbetet të bëjë vetëm aritmetikën e thjeshtë.

Top Channel: Kush do t’i certifiojë këto zgjedhje, në një kohë kur Kodi Zgjedhor thotë se për t’i certifikuar zgjedhjet, duhen 5 anëtarë të KQZ-së, ndërkohë që KQZ ka 4 anëtarë?

Damian Gjiknuri: Pesë anëtarët e KQZ-së duhen për shpërndarjen e mandateve. Kjo do të thotë shpërndarje të mandateve në bazë të cdo qarku. Tabulimin do ta bëjë KQZ-ja. Meqënëse nuk kanë 5 anëtarë do të ndjekin praktikën që është ndjekur në 2011, kur mandatet e Këshillit Bashkiak i shpërndau gjykata, në këtë rast Kolegji Zgjedhor.

Top Channel: A parashikoni kthimin e njërit prej antarëve të dorëhequr në KQZ në mënyrë për ta përshpejtuar këtë proces?

Damian Gjiknuri: Nëse kjo do të ndodhte do ta paraqesë të gjithë këtë që ka ndodhur me KQZ-në, atë akt të paligjshëm që bëri Kuvendi dhe reagimin e anëtarëve, si thjesht një taktikë politike. PS ka një qëndrim parimor, i cili është shumë i qartë. KQZ-ja u sulmua ilegalisht, u uzurpua në mënyrë të paligjshme dhe i takon Kuvendit të ri t’i japë përgjigjen për zgjidhjen ligjore të këtij problemi. Ne nuk do të bëhemi pjesë e taktikave politike dhe nuk mund të bëjmë thjesht një lëvizje për shkak se rezultati paska dalë thellësisht në favor të opzitës.

Top Channel: Për ato KZAZ ku janë vërejtur problem a do të ndërmerrni ankimime?

Damian Gjiknuri: Ne jemi duke grumbulluar informacionin dhe dokumantacionin nga të gjitha zonat në mënyrë që të gjykojmë se si është situata me rregullsinë e procesit zgjedhor dhe çfarë lëvizjesh të mëtejshme nga pikëpamja e procedurave ligjore do të bëjmë.

Top Channel