Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes? Berisha pa vendim: Nuk kam informacion se do shkojë në Kuvend, ftesa i shkoi Ramës sepse…
Mbështetës të koalicionit të majtë, fitues të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, në mënyrë spontane vijuan së festuari triumfin e arritur në rrugët e Tiranës, edhe mbrëmjen e së mërkurës.
Me flamuj të PS dhe LSI ata kanë parakaluar nga sheshi “Skënderbej”, përgjatë Bulevardit deri te sheshi “Nënë Tëreza”.
Këto festime lidheshin edhe me përfundimit e numërimit në kryeqytet, ku e majta shënoi një rezultat tejet pozitiv, përfshi edhe fitoren për kryetar të njësisë bashkiake numër 1 të kandidatit Shkëlqim Cami.
Disa prej makinave, duke i rënë borive, kanë ndalur për pak çaste edhe përpara godinës së Kryeministrisë.
Të gjitha këto festime, sikurse një ditë më parë, janë zhvilluar në mënyrë shumë civile dhe pa asnjë incident.
Top Channel