
Përtej politikës, tre ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit punonjësit e
administratës shtetërore kanë vijuar normalisht punën e tyre.
Në institucione si Drejtoria e Shërbimit të Tatimpaguesve në Tiranë apo Qendra Kombëtare e Regjistrimit, qytetarët kanë mundur të marrin shërbimet të ndryshme ashtu si cdo ditë normale pune. Por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me titullarët më të lartë të institucioneve shtetërore, veçanërisht ministrive, të cilët pritet të jenë edhe kontigjenti që do të largohet nga puna pasi posti i tyre është politik ose në raste të tjera janë përfaqësues të subjekteve politike. Për Qendrën e Klastrave të Biznesit kjo e bën të pamundur shërbimin ndaj bizneseve.
Qendra e Klastrave të Biznesit kërkon tejkalimin e kësaj situate dhe rikthimin në normalitet me qëllim që biznesi të mos dëmtohet.
Top Channel