Misteri i statujës antike që lëviz vetë

25/06/2013 00:00

Punonjësit e Muzeut të Manchesterit në Angli mbeten të tronditur kur dokumentuan “lëvizjen” e një statuje egjiptiane në ambjentet e muzeut.

Statuja antika është rrotulluar me 180 gradë në një afat kohor brenda disa ditëve. Filmimi ka ngjallur kureshtjen e mediave ndërsa në internet komentet e para mundohen të sqarojnë fenomenin misterioz. Disa prej komentuesve thonë se statuja rrotullohet rreth vetes nga tronditjet e dyshemese kur kalojnë punonjësit apo vizitorët, ndërsa të tjerë thonë se gjithcka është një sajesë e drejtuesve të muzeut për reklamim.

Statuja “e lëvizshme” e quajtur Neb Sanu, i përket shekullit të 17 para Erës së Re. Ajo është gjetur në një varr antik në Egjipt dhe i është dorëzuar Muzeut të Manchesterit në vitin 1933.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta