F1, Alonso, optimist për titullin

25/06/2013 00:00

Fernando Alonso i është përgjigjur në Twitter 20 tifozëve të Formulës 1 të cilët e pyetën për gjithçka. Në aspektin sportiv, piloti i Ferrarit u shpreh optimist se do të jetë në luftë për titullin kampion deri në fund.

Kur u pyet se si ndihej në sfidën me Vettel për kampionatin, Alonso u përgjigj shkurt: “Optimist.”

Në lidhje me garën e radhës, Cmimin e Madh të Britanisë së Madhe, ferraristi theksoi se pista e Silverstonit “është e shpejtë” dhe shtoi se aty ka fituar më shumë pole-position se kudo tjetër: “Shpresoj që kjo statistikë të më ndihmojë të përmirësoj rezultatet në provat zyrtare.”

Alonso zbuloi edhe marrëdhënien që ka me shokun e skuadrës, Felipe Massa: “Kalojmë shumë kohë bashkë. Në Maranello organizojmë ndeshje futbolli dhe basketbolli në mënyrë që të ushqejmë atë që quhet “shpirti i Ferrarit”.

Top Channel