Sharapova-Serena, replika për jetën private

22/06/2013 21:40

Maria Sharapova i jep një “shuplakë” rivales amerikane Serena Williams, teksa të shtunën i është drejtuar duke thënë se numri 1 në botë duhet të përqendrohet më shumë te tenisi, se sa në lëshimin e deklaratave kontroverse.

Maria Sharapova i jep një “shuplakë” rivales amerikane Serena Williams, teksa të shtunën i është drejtuar duke thënë se numri 1 në botë duhet të përqendrohet më shumë te tenisi, se sa në lëshimin e deklaratave kontroverse.

Në fillim të kësaj jave, Williams-it iu desh të kërkonte falje për komentet e bëra nga vet ajo në revistën “Rolling Stone”, në lidhje me përdhunimin e një 16-vjeçareje nga dy futbollistë amerikanë gjimnazistë në Ohio.

Vëmendje iu kushtua gjithashtu, në të njëjtin artikull, edhe një pasazhi, i cili u duk se i referohej Sharapovës. Në të akuzohej një lojtare pa emër se ishte bërë e “mërzitshme”, si dhe pati mospëlqime e vërejtje për zgjedhjen e të dashurit të saj.

Sharapova aktualisht është e lidhur me tenistin bullgar Grigo Dimitrov. Tenistja ruse, e renditur e treta në kompeticionin e Wimbledon dhe që synon titullin e saj të parë në “SW19” që prej 2004-s, shfrytëzoi konferencën për media përpara turneut, për t’iu kundërpërgjigjur tenistes amerikane.

“Ne kemi respekt të jashtëzakonshëm për cfarë bëjmë në fushën e lojës. Thjesht mendoj se ajo duhet të flasë më shumë për arritjet e saj, se sa për gjithcka tjetër sa për të tërhequr vëmendjen dhe për të nxitur debate”, është cituar të ketë thënë rusja për mediat britanike.

“Nëse ajo dëshiron të flasë për dicka personale, ndoshta mund të flasë për marrëdhënien e saj dhe të dashurin e saj, i cili ka qenë i martuar e me fëmijë dhe që tani po kërkon divorcin. Ajo duhet të flasë për gjëra të tjera, por jo të kthejë vëmendjen te gjëra pa vlerë, që nuk i takojnë asaj. Ajo ka shumë gjëra pozitive në jetën e saj, ndaj dhe mendoj se duhet të flasë për to”, përfundoi Sharapova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA