Angelina Jolie kërkon më shumë vëmendje në Siri

22/06/2013 21:20

Bota i kushton shumë vëmendje Angelina Jolie, kur ajo del me partnerin e saj Brad Pitt, kur shkruan opinione apo kur nxit debate në lidhje me kancerin e gjirit, si dhe kur ka qenë duke promovuar filmin e saj të fundit.

Por, tashmë ajo shpreson që këtë vëmendje ta kthejë nga Siria, ku spikat një krizë e rëndë refugjatësh.

Këtë javë, Jolie – një e dërguar speciale e Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, UNHCR – udhëtoi drejt kampit të dytë më të madh të refugjatëve në botë, ku ka folur me refugjatët sirianë dhe dokumentoi historitë e tyre në një video për CNN.

Afro 1,7 milionë sirianë janë larguar nga vendi i tyre, për shkak të luftës së ashpër civile, shumë prej të cilëve jetojnë në kampe refugjatësh jashtëzakonisht të mbipopulluara, në vendet fqinje me Sirinë.

Kampi i refugjatëve “Za’atri” në Jordani, të cilin Jolie e vizitoi gjatë ditës botërore të refugjatëve, të enjten, u ndërtua për të strehuar 20 mijë refugjatë, por tashmë aty jetojnë mbi 120 mijë të tillë.

Historitë e tyre të mbijetesës dhe humbjeve janë të dhimbshme. Disa prej tyre thonë se janë duke martuar motrat e vogla të tyre, në mënyrë që t’i mbrojnë nga përdhunuesit nëpër kampe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA