Zelandë e Re, hajduti tmerrohet gjatë vjedhjes dhe lajmëron policinë
21/06/2013 00:00
Një hajdut në Zelandën e Re lajmëroi policinë nga shtëpia ku kishte hyrë për të vjedhur pasi në banesë ishte ndeshur me kufomën e dikujt që kishte varur veten.
26-vjeçari ishte trembur shumë dhe policia vendosi të mos e arrestonte për hyrjen e paligjshme në pronën private.
“Për faktin që ai lajmëroi në vend që të largohej, ne vendosëm të mos ngremë akuza ndaj tij”, theksoi shefja e Policisë së Hamiltonit.
Edhe nëse hajduti nuk do kishte njoftuar policinë, do e kishin bërë fqinjët pasi kur është ndeshur me kufomën, 26-vjeçari ka nisur të ulërasë duke i alarmuar ata.
Top Channel