Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Në vitet ’70, në Francë ekzistonte një revistë me emrin “Lui” që përziente shkrime intelektuale me foto provokuese të femrave si Brigitte Bardot dhe Jane Fonda.
Kjo revistë u publikua rregullisht për 25 vite derisa ndaloi në numrin e saj të 285 pas një rënieje të ngadaltë, por të pandalshme.
Tashmë ky publikim do të “ringjallet” nga shkrimtari dhe kritiku Frederic Beigberger, i cili do të jetë kryeredaktori i saj. Ai ka bërë të ditur se miksimi erotik-pornografik do të rikthehet bashkë me revistën.
“Lui ka qenë edukimi im politik dhe seksual. Do të jetë një revistë anti-krizë. Është një gjest mosbindjeje për të nxjerrë një revistë në një klimë kaotike. Do të ketë shkrimtarë, gazetarë dhe fotografë të shquar, por do të jetë e vështirë të bindim yjet e sotëm të zhvishen”, tha Beigberger për ‘The Times’.
Revista ‘Lui’ do të dalë në treg në 5 shtator.
Top Channel