
Një nënë 52-vjeçare e veshur si adoleshente është arrestuar në Francë pasi ka bërë provimin e anglishtes në vend të vajzës së saj 19-vjeçare.
Gruaja po bënte provimin e maturës në vend të vajzës së saj kur një vëzhgues i kujdesshëm pati dyshime dhe njoftoi policinë. Gruaja u arrestua pasi mbaroi provimi në mënyrë që nxënësit e tjerë të mos shqetësoheshin.
Zëdhënësi i policisë së Parisit theksoi: “Nëna ishte veshur me rrobat tipike të adoleshenteve. U mbajt për pak kohë nën mbikqyrje dhe u la e lirë kur pranoi atë që kishte bërë. Ajo tha që ishte më e mirë në anglisht sesa vajza e për këtë arsye i kishte zënë vendin në provim.”
Nëna do të gjobitet me rreth 10 mijë euro, ndërsa vajza nuk mund të futet në provimet e maturës për 5 vitet e ardhshme duke humbur mundësinë e vazhdimit të universitetit gjatë kësaj periudhe kohore.
Top Channel