
Thashethemi ka ekzistuar që në fillimet e njerëzimit. Shpeshherë, vendet më të zakonshme për të biseduar se çfarë ndodh në një qytet janë konsideruar parukeritë.
Sipas sociologëve, në këto ambiente nuk bëhet thjesht një bisedë mes klientes dhe parukieres, por një “raportim” i vërtetë për gjërat e dëgjuara. Në parukerinë e Dallëndyshe Agos, klientet nuk mund t’i shpëtonin gjthashtu thashethemeve.
Gjatë ditës, parukeria frekuentohet nga shumë vajza dhe gra, gjë që sipas Dyshkës e ka konvertuar profesionin e saj në një psikologe të klienteve.
Fjalët e thëna shpejt e shpejt gjatë një krehjeje, sipas saj, bëjnë që njerëzit të çlirohen psikologjikisht. Nëse nuk ke qenë aty kur u tha e ç’nuk u tha për një person, mos u bëj merak. Shoqja jote e ngushtë ka menduar edhe për këtë, pasi lajmi përhapet më shpejt se era.
Po përse na pëlqen kaq shumë thashethemi? Dëshira për të gjykuar të tjerët ka motive dhe qëllime të ndryshme. Duke u marrë me thashetheme përfitojmë informacione mbi sjelljen e të tjerëve dhe arrijmë të kuptojmë se ç’opinion kanë të tjerët lidhur me një sjellje të caktuar. Dëshirë e brendshme për të ditur? Apo një interes për jetën e tjetrit? Të dyja rastet janë pjesë e natyrës njerëzore dhe Dyshka e di mirë këtë gjë.
Ajo thjesht është kthyer në një vesh që dëgjon…
Top Channel