Prindërit ambiciozë “përdorin” fëmijët
20/06/2013 00:00
Prindërit ambiciozë shtyjnë fëmijët e tyre që të realizojnë ato ëndrra, në të cilat ata vetë kanë dështuar.
Sigurisht nuk bëhet fjalë për të gjithë prindërit, ama shumë prej tyre i shohin fëmijët si zgjatime dhe jo si qënie të vecanta që kanë dëshirat dhe ambiciet e veta.
Sipas një studimi të krtyer nga një grup studiuesish të Universitetit të Ohio-s shumë prindër synojnë që të shohin tek fëmijët e tyre realizimin e ëndrrave që ata s’mundën t’i bënin realitet në jetën e tyre.
Në këtë mënyrë prindërit mund të gjejnë kënaqësi në rolin e tyre të prindërimit dhe e shohin si sukses të tyrin, kur fëmijët bëjnë realiteti ëndrrat që ata patën në jetë.
Top Channel