Ministrja belge goditet me tortë

20/06/2013 00:00

Ministrja belge e Azilit dhe Çështjeve të Emigracionit ishte viktimë e një sulmi të paprecentë në qendër të Brukselit.

Maggie De Block u godit dy herë me tortë, fillimisht nga afër në fytyrë dhe më pas nga larg pas koke. Ajo u kap në befasi në momentin që sapo kishte parkuar makinën e saj dhe po kalonte rrugën.

Sulmi është ndërmarrë nga një grup të rinjsh aktivistë që kritikojnë politikat e ashpra të propozuara dhe aplikuara prej saj ndaj emigrantëve dhe personave të huaj që kërkojnë shtetësinë apo strehim në Belgjikë.

Gjithcka ka qenë e mirëmenduar sepse e gjithë skena e sulmit e ndërmarrë nga një e re është filmuar dhe pamjet amatore po qarkullojnë në internet.

Top Channel