Sequi: Nuk është vonë për KQZ-në

19/06/2013 00:00

Në një deklaratë të gjatë përpara medias, pasi është takuar pak minuta
me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ambasadori i Bashkimit
Europian në Shqiperi, Ettore Sequi i ka mëshuar një mesazhi: Nuk është
vonë për plotësimin e KQZ-së.

“Ajo qe presim ne është që politikanët të plotësojnë KQZ-në. Ashtu si Baronesha Ashton edhe Komisioneri për Zgjerimin Fyle ka thënë: ‘Duhet një zgjidhje e mirë për të gjitha palët’. Nuk është asnjëherë shumë vonë për të siguruar qe KQZ-ja të formohet. Kjo lidhet edhe me besimin qe zgjedhesit kane ne proces. Ketu perfshihet roli i partive dhe liderëve qe duhet të sigurojnë të ndodhin dy gjëra: që së pari shqiptarët të kenë besim te procesi, dhe të respektojnë dhe ta pranojnë rezultatin.Ky eshte nje mesazh qe zoti Reeker e dha dje, dhe une dua ta ndaj. Ne dhe SHBA jemi në një linjë për këtë çështje”, tha Sequi.

Për të mbështetur fort mesazhin se zgjedhjet jane kritike dhe kyçe per procesin e afrimit te Shqiperise me Bashkimin Europian, ambasadori Ettore Sequi perseriti se monitorimi nderkombetar do te jete i rrepte,gjate votimit, por veçanerisht tha ai do te ndjekim numerimin, ku BE ka mobilizuar fonde per nje numer te larte vezhguesish.

Te gjithe ambasadoret e 27 vendeve te BE dhe ai i SHBA–se, tha Sequi, do te jene te gjithe ne terren, ndersa ju beri thirrje shqiptareve per pjesemarrje te larte ne votime.

“Votoni se eshte detyrimi dhe e drejta juaj”, tha Sequi.

Pyetjes nëse KQZ-ja mbetet me kater anetare, a do te rritet presioni dhe tensioni te  komisionet me te ulëta, ambasadori Ettore Sequi u pergjigj: “Më lejoni ta them në këtë formë: Do të ishte me e lehte nese KQZ-ja do te ishte me e plote”.

Top Channel