
Analizat treguan nivele të larta të lëndëve radioaktive në ujërat e impiantit bërthamor të Fukushimas në Japoni.
Kompania që menaxhon këtë impiant, “Tepco” njoftoi se në testimet e saj është gjetur një prezencë e stronciumit-90 në nivele 30 herë më të larta se sa kufiri ligjor. Përvec këtij izotopi, është vënë re përqindje e lartë edhe tritiumit.
Centrali i Fukushimas u godit nga tërmeti dhe tsunami shkatërrues i vitit 2011. Dëmi i shkaktuar është i paparashikueshëm, ndërsa disa herë është raportuar për rrjedhje uji radioaktiv në ujërat e oqeanit.
Vitin e fundit ky central ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të avarive të shpeshta që rrezikojnë të kthehen në tragjedi jo vetëm natyrore. Në janar u vu re një rrjedhje lëndësh toksike, po ashtu edhe në muajin prill, ndërsa në fillim të vitit u bë objekt i 3 avarive elektrike.
Top Channel