
Nisja e punimeve në nënstacionin e tensionit të lartë në Zëmblak për
ndërtimin e unazës energjetike të jugut nga Korça në Sarandë, për
Kryeministrin Sali Berisha do të thotë një hap i rëndësishëm përpara
drejt zhvillimit dhe rritjes ekonomike, ku siguria energjetike ka rol
vendimtar.
Sipas Kryeministrit, insitucionet ndërkombetare po konfirmojne çdo dite politikat e drejta te ndjekura nga Qeveria e tij per mbrojtjen e ekonomise nga kriza europiane.
“Dhe dje u konfirmua se ekonomia shqiptare i rezistoi fuqishem krizes dhe dje u konfirmua përsëri nga Banka Boterore, pas Komisionit Europian dhe Bankes se Shqiperise, se papunesia ne Shqiperi u ul nga 13.3 ne 12.8, dhe u ul kjo kur ajo njohu rritjet me te larta ne te gjitha vendet e tjera përreth nesh dhe më gjerë”, tha Berisha.
Rol te padiskutueshëm, sipas Kryeministrit ne uljen e papunësise ka ndertimi i infrastruktures dhe nje pjese e saj ishte rruga e re Miras-Bilisht. Kjo eshte nje nga zonat me prodhimin me te larte ne vend dhe Kryeministri ftoi banoret e Qarkut te Korçes te mos mashtrohen nga deklaratat e kreut te opozites Edi Rama, se heqja e TVSH-së per 5 produkte bazë do të ulë çmimet.
“T’i heqësh TVSH-në grurit do të thotë që ju të mos keni më leverdi për asnjë kalli grurë. Mendon kush se do të ulet çmimi i grurit? Në mënyrë absolute. Ulja e Prodhimit të Brendshëm vetëm rrit çmimet në mënyrë të papërmbajtur. Dhe miliarderët e PS-së tani duan të ndërtojnë ëndrrën e tyre mbi monopolin e ushqimeve. Thirrja ime vëllazërore për ju është që të votoni për mbrojtjen e prodhimeve tuaja, të votoni për të mbrojtur djersën tuaj”, tha Berisha.
Çfare ofron Partia Demokratike per rritjen e fuqise blerese nga qytetaret?
“Kush do të ecë drejt Evropës duhet të pranojë se çmimet do të shkojnë drejt rritjes. Qeveria është e detyruar të rrisë rrogat, të rrisë pensionet, të rrisë ndihmën ekonomike. Politika jonë është rritje rrogash në 700 dollarë,rrogës minimale 350 dollarë, pensioneve tuaja 150 dollarë”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha ftoi fermeret te votojne te dielen per Partine Demokratike, programi i te ciles, sipas tij ofron mbrojtjen dhe rritjen e prodhimeve te tyre.
“Uluni dhe arsyetoni me njeri-tjetrin, skemën që ne japim paratë në dorë për akcizën e naftës, paratë në dorë për TSVH-në e makinerive, farave, fidanëve, plehrave kimike, grantet që do të trefishojmë, rrugët që po ndërtojmë, ujësjellësat, sistemet e vaditjes. A ka për ju ndonjë mbështetje më të plotë se kjo? Na e thoni në qoftë se ka, por në qoftë se nuk gjeni, votoni këtë projekt, pavarësisht nga bindjet tuaja politike”, tha Berisha.
Top Channel