“Njeriut në këmbë” kundër Qeverisë

18/06/2013 00:00

I njohur nga të gjithë protestuesit si “njeriu ne këmbë”, aktori Erdem
Gunduz qendroi palevizur në heshtje ne Sheshin Taksim, tashme te zbrazur
për tetë orë përballë portretit të Kemal Ataturkut, themeluesit te
Turqisë moderne dhe asaj laike.

Qindra te tjere iu bashkuan atij. Gunduz i tregoi BBC-se se veprimi i tij ishte simbolik. Ai u shfaq ne sheshin “Taksim” rreth ores 18,00 me oren lokale dhe qendruar aty deri ne 02.00 pas mesnates, kur forcat e rendit kerkuan largimin e protestuesve. Dhjete protestues qe kundershtuan u arrestuan nga policia turke.

“Ka shume te rinj, shume te rinj ne rruge- i tha Gunduz BBC-se. Une nuk jam asgje. Idea eshte e rendesishme; pse njerezit i bejne qendrese qeverise. Ekzekutivi nuk deshiron te kuptoje, as perpiqet ta beje kete, perse njerezit qendrojne ne rruge. Kjo eshte nje qendrese ne heshtje. Shpresoj qe njerezit te ndalojne dhe mendojne cfare ndodh atje?”.

Protesta e tij, e njeriut qe qendronte ne kembe apo ‘duranadam’ ne turqisht, beri xhiron ne rrjetet sociale. Revolta e tij e pafjale e Gunduz binte ne kontraste me perleshjet e dhunshme te diteve te fundit, qe nisen me 28 Maj. Kundershtimi per planin e rizhvillimit te parkut “Gejzi” mori permasat e nje proteste anti-qeveritare ne shume qytete te vendi. Te pakten 4 persona humben jeten dhe 5000 persona u plagosen.

Top Channel