Aeroporti i Dubait i dëmtuar pas sulmit me raketa të Iranit, 4 anëtarë të stafit të plagosur Shefi i Stafit të Shtepise se Bardhe, Denis McDonough i bëri thirrje
Presidentit të ardhshëm te Iranit,të zgjedhë një rrugë të re për vendin e
tij.
Sipas tij iranianet meritojne te pergezohen per pjesemarrjen massive ne zgjedhjet e se premtes, prej te cilave doli fitues kleriku i moderuar, 64-vjeçari Hasan Ruhani. Gjate nje interviste per emisionin “Face the Nation” per CBS, Donough tha: “Nëse janë të vërteta ato që ka thënë gjatë fushatës se është i interesuar në riparimin e marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare, tani ka mundësinë ta bëjë një gjë të tillë. Nëse përmbush detyrimet e tij në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndriçuar aktivitetin bërthamor, ai do të gjejë partnerin tek Shtetet e Bashkuara”.
Ndersa senatori republikan Marko Rubio, ne komentet e tij per programin “This Week” te ABC-se shprehu dyshimet e tij per zgjedhjen e Ruhanit.
“Në fund të fundit është udhëheqësi suprem ai që merr vendimet përfundimtare në Iran. Përsëri mbetet i njëjti udhëheqës suprem, i cili e ka futur Iranin në këtë rrugë të rrezikshme””, tha Rubio.
I te njejtes linje dukej edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahui cili deklaroi te dielen se “nuk do te heqe dore nga presioni nderkombetare mbi Iranin, per ambiciet qe lidhen me programin berthamor”, pas zgjedhjes se presidentit te ri, Hasan Ruhani. “Udheheqesi i Iranit, i ashtuquajturi lideri suprem eshte ai qe vendos per politiken berthamore, tha ai, dhe jo presidenti. Sa me i madh te jete presioni ndaj Iranit aq me te medha mundesite, per t’i dhene fund programit berthamor”.
Top Channel