Aeroporti i Dubait i dëmtuar pas sulmit me raketa të Iranit, 4 anëtarë të stafit të plagosur Siria do të dominojnë samitin e G8-ës që zhvillohet në Irlandën e
Veriut. Samiti i 39-te, i tete vendeve me te industrializuara; Kanadase,
Frances, Gjermanise, Italise, Japonise, Rusise, SHBA-se dhe Britanise
se Madhe do te perqendrohet ne ceshtjet ekonomike dhe anti-terrorizmin.
Pritesi i ketij takimi, kryeministri britanik, David Cameron foli per “kapercimin e pengesave dhe kundershtimeve dhe per gjenerimin e nje vullnet politik, per t’i zgjidhur problemet”.
Masat e sigurise jane shtuar ne Irlanden e Veriut. Rreth 8000 police jane ne detyre Nje gardh prej metali i larte 6.5 km rrethon resortin e golfit ku zhvillohet takimit i te teteve.
Te dielen, Cameron dhe Putin pranuan dallimet per Sirine, por folën për një qellim të përbashkët; ti japin fund konfliktit. Putin tha se “gjaku eshte eshte ne duart e te dy paleve”.
“Ceshtja eshte: cili duhet fajesuar? Besoj se asnje nuk ka nevoje te tregoje mbeshtetje per njerezit qe jo vetem vrasin armiqte, por hapin trupat e tyre, perballe publikut apo kamerave. Keta jane njerezit qe doni te mbeshtesni?Keta doni t’i furnizoni me arme?” tha Putin.
Cameron mbeshteti heqjen e embargos se BE-se per armet ndaj kryengritesve, por tha se ende nuk eshte marre ndonje vendim, nese vendi i tij do t’u garantoje atyre arme.
“Ne bashke i shikojme rreziqet e paqendrueshmerise dhe ekstremizmit. Ne duam te shikojme nje conference paqeje dhe tranzicionin”, tha Cameron.
Top Channel