Rumsfeld dekorohet me “Urdhërin e Flamurit”

17/06/2013 00:00

Ish-Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Donald Rumsfeld është
dokoruar me “Udhërin e Flamurit” nga Presidenti i Republikës Bujar
Nishani, në mirënjohje dhe vlerësim të mbështetjes së madhe, siç thuhet
edhe në motivacion, që ai dhe SHBA kane dhënë për Ushtrinë Shqiptare dhe
anëtaresimin e saj në NATO.

“Miqësia e Ramsfeld për Shqipërinë, mbështetja që përmes vizionit të tij dhe angazhimit të bashkëpunëtorëve të tij, për reformat e thella që u ndërmorrën në Ushtrinë Shqiptare, mbështetja e madhe që zoti Rumsfeld i dha Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO, janë tashmë pjesë e mirënjohjes dhe e kujtesës historike të shqiptarëve”, tha Nishani.

“NATO eshte nje aleance ku vlerat ndahen, natyrisht qe eshte nje aleance ushtarake, por eshte me teper se kaq. Ato vlera qe Shqiperia i ka sjelle NATO-s jane te jashtëzakonshme per ne sepse na kane ndihmuar ne NATO. Te gjithe anëtaret dhe ne i njohim keto vlera, i vleresojme ju falenderojme dhe une ketu ju sjell dhe ju transmetoj pergezimet me te mira nga kombi amerikan”, tha Rumsfeld.

Zoti Rumsfeld ka marre pjese edhe ne forumin ku eshte diskutuar per Naton dhe sfidat e metejshme te koalicionit. Ne kete organizim kane marre pjese edhe Kryeministri Berisha dhe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu me ftesen e te cilit zoti Rumsfeld edhe ka ardhur ne Tirane. Nderkohe zoti Rumsfeld do te promoje ne kryeqytet edhe librin e tij te botuar ne gjuhen shqipe.

 

Top Channel