Aeroporti i Dubait i dëmtuar pas sulmit me raketa të Iranit, 4 anëtarë të stafit të plagosur Skandali i korrupsionit dhe përgjimeve sekrete detyruan Kryeministrin e Çekisë Peter Nekas të japë dorehëqjen.
Ditë
më parë, u mësua për arrestimin e Jana Nagiova-s, shefes së stafit të Kryeministrit dhe njëherësh të dashurës së tij, si dhe të shtatë
deputetëve apo ish-ministrave për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.
Megjithese perjashtoi çdo perfshirje kriminale – Nekas mori pergjesine e plote politike te situates dhe beri publike pervec doreheqjes edhe qellimin per te lene drejtimin e partise.
Skandali i zbuluar nxorri ne pah abuzimin me pushtetin te shefet te shtafit te Kryeministrit me te cilen bashkepunonte prej 10 vjetesh, pergjimet, permes sherbimeve sekrete, per interesa jo vetem politik, edhe privat.
Jana Nagiova, e dashura e Kryeministrit, sic shkruajne gazetat ceke, pervecse ne postin e njeriut me te ngushte, pergjonte edhe te shoqen e Nekasit. Sipas tyre, Jana e kishte detyruar Nekas te linte te shoqen, pasi e kishte pergjuar prej vitesh per ta bere me te lehte divorcin.
Media ceke raportoi se Nekas dhe e shoqja Radka Nekasova do te ndaheshin. Jana e kishte bindur kryeministrin edhe te shkarkonte dy politikane qe kundershtuan masat shtrenguese te qeverise; ish-deputetin Peter Tluchor dhe ish-ministrin e Bujqesise Ivan Fuksa- ne kembim te posteve ne ndermarrje shteterore.
Pas doreheqjes Nekas deklaroi te dielen, gjate nje dalje publike ne televizion se do te nise konsultimet per te formuar nje qeveri te re, te drejtuar nga nje tjeter personalitet i partise se tij te qendres se djathte. Demokratet Civile qe do ta udheheqe vendin deri ne zgjedhjet e ardhshme te Qershorit 2014. Sipas Kushtetutes Ceke, Presidenti Zeman, rivali politik i Nekas, nuk ka asnje detyrim te respektoje deshirat e koalicionit dhe mund te caktoje kandidatin e tij per te drejtuar nje qeveri te perkohshme, deri ne zgjedhjet e ardhshme.
Top Channel