“Perla” e pazbuluar e Portugalisë

16/06/2013 13:55

Me miliona pushues, zgjedhin të frekuentojnë çdo vit plazhet e mrekullueshme portugeze, ku gërshetohet parajsa ekzotike, me site arkeologjike shekullore.

Megjithatë, mes shumë gjërave që Portugalia mund të ofrojë, ajo të cilën turistët e kanë të pamundur ta gjejnë është pak intimitet, pasi brigjet portugeze janë ndër më të dyndurat në Europë.

Ishulli i Armonës, në grupin e Azoreve në Oqeanin Atlantik, është një destinacion i rrallë, në gjendje për të ofruar atë qetësi që shumë ëndërrojnë për pushimet e tyre.

Ndonëse shumë pranë qëndrave turistike, Armona është lënë pas prej rrjeteve gjigante të hotelerisë dhe restoranteve, duke mbetur edhe sot një perlë pothuajse e panjohur, mes bukurive të tjera portugeze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA