Konfederatat, sonte Itali-Meksikë

16/06/2013 15:45

Sonte do të dalë në fushë Italia e Prandell-it, e cila do të përballet me Meksikën, ndeshja e dytë kjo në grupin A.

Mediat italiane, të cilat janë pranë kombëtares së tyre, theksojnë se Balotelli është rikuperuar nga dëmtimi dhe pritet që ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë.

Sipas tyre, Prandelli do të tentojë të marrë fitoren e parë me skemën 4-3-2-1 dhe me lojtarë, të cilët luajnë në dy skuadra në kampionatin italian, Milan dhe Juve. I vetmi, që del jashtë këtij rregulli, është De Rossi, një nga pikat e forta të Italisë në mesfushë.

Kjo sfidë do të ketë një rëndësi të veçantë për Andrea Pirlo-n, i cili feston 100 ndeshje me fanelën e kombëtares axurre.

Në përballjet direkte mes këtyre dy skuadrave, Italia ka një bilanc më të mirë me 6 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje. Arma më e fortë për meksikanët në këtë ndeshje pritet të jetë Hernandez, sulmuesi që luan në Premier League me Manchester United.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA