Policia e Tiranës ka vënë në pranga Geron Hasanbelliun të akuzuar për
një atentat të kryer në Belgjikë në vitin 2002. Ngjarja për të cilin
akuzohet 39- vjeçari ndodhi 11 vjet më parë në një lokal në Antverp të
Belgjikës, ku së bashku me vëllanë e tij, Erjon Hasanbelliu lanë të
vrarë Julian Çelën, ndërsa u plagos rëndë Kasandër Noga.
Atentati erdhi si hakmarrje e dy vëllezërve dhe pasoi një seri atentatesh të ndodhura mes dy fiseve Noga dhe Hasanbelliu.
Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në senatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.
Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën.
Top Channel