Vendbanime të reja izraelite në Palestinë

13/06/2013 15:50

Izraeli miratoi të enjten përfundimin e një grupi vendbanimesh të reja në territorin e pushtuar palestinez të Bregut Perëndimor.

Çështja e ndërtimit të këtyre vendbanimeve është shndërruar prej vitesh në faktorin kryesor që pengon arritjen e një paqeje afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve, por Tel Avivi zyrtar nuk po shfaq asnjë shenjë tërheqje, pavarësisht presionit botëror.

Ndonëse sipas ligjit ndërkombëtar këto vendbanime janë të paligjshme, Izraeli sfidon OKB-në, duke mos i pranuar këto argumenta.

Sipas planit të shpallur të enjten zyrtarisht, në ndërtimet e reja përfshihen 675 shtëpi të reja, që do të presin familjet izraelite që do të vendosen në këtë zonë si dhe qindra banesa të tjera në një zonë të dytë.

Sipas kritikëve, zgjerimi i vendbanimeve nuk bëhen me qëllimin e vetëm të zaptimit të tokës, së fituar nga Izraeli pas një serie luftrash në të cilat u sulmua prej vendeve fqinje pas themelimit në vitin 1948, por edhe me ndërhyrjen e vazhdueshme në pika strategjike, për të bërë më të vështirë formimin e një territori të pandërprerë të një shteti palestinez, duke e bërë kështu më të vështirë funksiomimin e Palestinës si një entitet i pavarur apo arritjen e një paqeje afatgjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA