Dy gazetarë kanadezë, Sasa Petricic dhe Derek Stoffel, të televizionit “CBC-TV News” janë arrestuar nga policia turke në sheshin Taksim, në Stamboll.
Lajmi bëhet i ditur nga vet Petricic, në profilin e tij në Twitter. Motivet e arrestimeve janë ende të panjohura.
Gjatë orëve të fundit, shtypi shtetëror dhe disa eksponentë të partisë islamike AKP, të kryeministrit Erdogan, kishin kritikuar mbulimin e manifestimeve nga shtypi i huaj.
Turqia, tjetër paralajmërim nga SHBA
“Të respektohet liria e civilëve”
Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë sërish në lidhje me situatën në Turqi.
“Nuk mund të ndëshkohen njerëzit, vetëm se thjesht kanë shprehur lirinë e tyre të të shprehurit”, është paralajmërimi i ri nga Washington-i, për autoritetet e Ankarasë, të cilët ftohen sërish të respektojnë liritë civile të qytetarëve të tyre.
“Dënojmë – është shprehur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki – të gjitha tentativat për të provokuar dhunë”.
Turqi, vazhdojnë trazirat në Ankara
Gaz lotsjellës ndaj manifestuesve
Policia turke ka vazhduar me hedhjen e gazit lotsjellës kundër manifestuesve anti-qeveritarë në Ankara. Lajmi bëhet i ditur nga burime të mediave të pranishme në vendngjarje.
Në qendër të kryeqytetit, në rrugën Tunali, ishin mbledhur rreth 2 mijë persona. Policia është parë të ndalojë një shofer automjeti, i cili i binte borisë, në shenjë solidariteti me protestën.
Top Channel