Një sherr në rrugë ka përfunduar me gjakderdhje në Romë, ku një 31-vjeçar, Maurizio Alletto, është vrarë nga një e shtënë me pistoletë në qafë. Episodi ndodhi në lagjen San Basiglio.
Viktima, i cili udhëtonte i vetëm, kishte plagosur me thikë një 18-vjeçar, Moreno Coppi, i cili gjendej në një tjetër mjet.
Ai që ka qëlluar për hakmarrje ka qenë i ati i adoleshentit, Luciano Coppi, një ushtar sigurie i gardës, 53 vjeç. Janë ndaluar nga policia at e bir.
Në momentin e mbërritjes së ambulancës, e cila ndërhyri në 6 minuta, 3 operatorët e urgjencës u rrahën. Shoferi i mjetit u plagos në shpatull, ndërsa ambulanca u godit me një gur.
Pavarësisht agresionit, ekipi i shpëtimit arriti të ngjisë viktimën në ambulancë, e cila e transportoi adoleshentin e plagosur për në spital. Ata që kanë sulmuar sanitarët kanë qenë prindërit e personit të vrarë: nuk donin që i riu i qëlluar të shpëtonte.
Edhe pse at e bir u larguan nga vendngjarja për në shtëpi, policia i ka ndaluar të dy.
Top Channel