
Partia Demokratike u ndal në njësinë bashkiake numër 7 në kryeqytet për mitingun e saj të radhës elektoral.
Para mbështetësve demokratikë në këtë njësi, foli fillimisht kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha. Basha sulmoi kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama duke deklaruar se e vetmja e vërtetë e thënë prej tij është se sipas kryebashkiakut Basha, nuk ka bërë asgjë në këto 8 vjet.
Basha tha se sot kryeqyteti ka më shumë hapësira të gjelbërta dhe për më tepër mbrojti planin urbanistik, që sipas Bashës, i mungonte kryeqytetit prej 23 vitesh.
Ndërkohë, në fjalën e tij kryeministri Berisha mbrojti politikat fiskale të deritanishme të qeverisë. Ai premtoi një sistem të ri fiskal ndërsa ripërsëriti apelin e bërë nga Berati për gjithë socialistët, për t’u bashkuar me Partinë Demokratike.
“Thirrja ime për cdo socialist të Tiranës dhe Shqipërisë është të bashkohen me ne. Ejani me ne të ecim drejt integrimit, punësimit dhe zhvillimit”, tha Berisha.
Top Channel