OSBE, shqetësim për ligjin e medias

13/06/2013 00:00

Dunja Mijatoviç, përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, gjatë paraqitjes së raportit të saj për periudhën 30 Nëntor 2012-Qershor 2013, ku flitet edhe për Shqipërinë, nënvizon shqetësimin se KKRT-ja dhe Radio-Televizioni Shqiptar rrezikojnë të mbeten instrumente politike të pushtetit.

“Më 1 Mars i shkruajta kryeministri Sali Berisha duke i shprehur shqetësimin mbi projekt/ligjin e transmetimeve numerike, duke treguar se ligji, ashtu sic ishte miratuar nga Komisioni per Edukimin dhe MasMedian dështoi për t’i kërkuar organizmave kryesore të përfshira politikisht për Rregullatorin e Transmetimeve Kombëtare, KKRT dhe Transmetuesin publik RTSH, për pasojë duke rrezikuar që të dy  institucionet të mbeten instrumente politike për shumicën parlamentare. Zyra ime do të vazhdojë të vëzhgojë zbatimin e legjislacionit të ri”, thotë Mijatoviç.

Gjatë vizitave në Shqipëri, Dunja Mijatoviç ka përmendur diskriminin financiar që u bëhet mediave me reklamën shtetërore.

Top Channel