Erdogan sfidon me referendum

13/06/2013 00:00

Partia AK në pushtet është e hapur ndaj idesë për mbajtjen e një
referendumi mbi planet polemizuese për rizhvillimin e parkut “Gejzi” të
Stambollit.

Numri dy i saj, Huseyin Celik u shpreh se forca politike qe udheheqe Turqine shpreson qe nje gjest i vullnetit te mire do te ndihmoje te fashiten protestat dhe zona te zbrazet nga protestuesit. Por ata qe do te qendrojne e qe kane nxitur trazirat, paralajmeroi ai, do te perballen me policine.

“Demonstruesit qe kerkojne mbrojtjen e ambientit duhet te largohen nga parku “Gejzi” sa me shpejt qe te jete e mundur. Per ata qe nuk e bejne apo ata qe i perkasin organizatave te paligjshme ose atyre qe nxiten konfliktin, do te bejne llogarite me forcat e rendit”, tha Celik.

Trajtimi i ashper policor ndaj personave qe kundershtuan ngritjen e nje qendre tregtare ne parkun e njohur te Stambollit, u kthye ne shkendijen e demonstratave me te gjera ne vend, vala e te cilave ka ardhur ne rritje qe prej 31 majit. Perleshjet me policine kane vazhduar pergjate gjithe nates ne Ankara, ku forcat e sigurise perdoren gazin lotsjelles per te shperndare protestuesit.

Zyrtare te larte europiane kane shprehur shqetesim te thelle mbi reagimin e qeverise turke ndaj protestave. praktikisht, nuk ka nje rruge te qarte per daljen nga ngerci i krijuar gjate dy javeve te fundit. Demonstruesit e akuzojne Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan se po perpiqet te imponoje vlerat islamike ne nje shtet laik. Komentet e Celikut perbejne te paren here qe partia AK diskuton hapur mundesine per t’i lejuar votuesit te vendosin cfare do te ndodhe me parkun “Gejzi”.

“Mund ta hedhim me referendim. Ne demokraci, e vetmja gje qe ka rendesi eshte vullneti i popullit. Mendojme se paskesaj, njerëzit do te vendosin te shkojne ne shtepi”, tha Celik.

Reagimet e protestuesve ne rrjetin social ‘Tëitter’ ishin te ndryshme. disa prej tyre e pershendeten propozimin e Qeverise, ndersa te tjere u shpreh mosbesues ndaj autoriteve. Nje dite me pare, media turke raportoi se Erdogan i kishte kerkuar ministrit te Brendshem t’i jepte fund protestave ne parkun “Gejzi” brenda 24 oresh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA