Arrestohet, kreu vepra të turpshme me fqinjën
13/06/2013 00:00
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga mëngjesin e të enjtes një
29-vjeçar, pas denoncimit të fqinjës, sipas të cilës ai kishte hyrë me
forcë në shtëpinë e saj, duke kryer vepra të turpshme me të.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë natës, në fshatin Thanë, ku 29-vjeçari Besmir Murati pasi ka thyer xhamat e dritares së banesës së 28-vjeçares me inicialet A. Toska, e cila ndodhej në shtëpi vetëm me vajzën e saj të mitur, ka hyrë brenda duke kryer edhe veprime të turpshme me të.
Policia vijon hetimet për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes.
Top Channel