Ushtaret e (pa)disiplinuara izraelite

12/06/2013 00:00

Drejtuesve të ushtrisë izraelite, nuk u ka ikur ende “dhimbja e kokës” nga fotot e ushtareve gjysmë-lakuriq të publikuara në Facebook, megjithatë kjo nuk ka penguar qarkullimin në internet të një videoje nga brenda bazave të ushtrisë.

Në videon të gjatë rreth gjysmë minuti, shihen ushtaret izraelite, sërish të zhveshura, duke kryer kërcime “të nxehta” rreth armëve të tyre.

Nuk dihet se në cilën bazë është filmuar kjo video, por ajo që dihet është se drejtuesit e ushtrisë izraelite ndodhen në një situatë akoma më të pakëndëshme se sa në rastin e publikimit të fotove, pak ditë më parë.

Pas publikimit të fotove, ushtria izraelite njoftoi se janë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj rekruteve që akuzoheshin për njollosjen e imazhit të ushtrisë vendase. Lloji i ndëshkimit nuk u publikua asnjëherë, por u mësua se vajzat e vendosura në qendër të skandalit ishin të sapo rekrutuara në ushtri dhe shërbenin në një bazë në jug të vendit.

Top Channel